RÖFIX - Konfiguruesi i Fasadës

RÖFIX - Konfiguruesi i Fasadës

Rruga juaj drejt zgjidhjes së Fasadave

Lexo më shumë

RÖFIX - Konfiguruesi i Fasadës

E strukturuar, e lëmuar, me ngjyrë ose e papërpunuar? Jeni në kërkimin e një sipërfaqe optimale për fasadën e jashtme në banesën tuaj? Apo dëshironi të aplikoni një bojë të re në dhomën tuaj?

Ndërtoni fasadën e shtëpisë tuaj tashmë virtualisht.

Asnjë element tjetër në ndërtim nuk ka kaq shumë ndikim në karakterin e shtëpisë tuaj sa fasada. Në momentin që në fasadë është vendosur grafiatoja me bojën, shpesh është tepër vonë për ndryshim ngjyre. Tek RÖFIX ju mund të ndërtoni dhe lyeni fasadën e shtëpisë suaj online përpara se ta realizoni atë në realitet. Lejoni që dizajni RÖFIX me ndihmën e përdorimit të teknologjisë t’iu lejojë të zgjidhni ngjyrën e shtëpisë tuaj. 

Nëse projekti vizual i shtëpisë dhe përzgjedhja e ngjyrës përshtaten mirë me njëra- tjetrën, atëherë  ato i japin shtëpisë stilin dhe efektin e duhur, i cili ndikon në pamjen e përgjithshme të saj. Për këtë ju mund të përdorni gamën në dispozicion të ngjyrave RÖFIX.

Konfiguruesi jonë RÖFIX ju mbeshtet në zgjedhjen tuaj!

 

RÖFIX - Konfiguruesi i Fasadës

Vizualizimi me një sistem - Avantazhet

100% RÖFIX Dizajn me ngjyra

Katalogu i ngjyrave ishte dje: në konfiguruesin e ri

të fasadës RÖFIX, muret dhe fasadat mund të

ngjyrosen me një klikim. Asnjëherë nuk ka qenë kaq e lehtë!

Nga super e lëmuar në shumë të ashpër

Nuk nevojitet më fantazia: Në konfiguruesin

e ri të fasadës RÖFIX, modelet, efektet dhe

sipërfaqet e suvasë janë thjesht të integruara në

foto. Kështu vendosni sot!

E duhura për të gjithë

Zgjedhjet e vështira bëhen të lehta: Nëse është një

fasadë e jashtme, një  mur i brendshem apo një vilë 

- thjesht filloni me numrin tonë të madh të objekteve

shembuj të mostrës.

Dizajni juaj tërësisht personal:

100% individual: përpunoni direkt foto nga projekti

juaj në konfiguruesin e ri të fasadave RÖFIX. Nuk

ka mënyrë më të mirë për të treguar se si funksionojnë

ngjyrat, modelet dhe efektet!

 

Në 4 hapa për ngjyrën perfekte dhe modelin e suvasë:

1. Zgjidh dhe ngarko foton

Zgjidh një foto shembull ose ngarko foton e objektit tuaj.

2. Zgjidh ngjyrën dhe strukturën

Zgjidh të preferuarën nga gama e gjerë e ngjyrave dhe strukturave RÖFIX

3. Redaktoni dhe perfeksiononi

Provo ngjyra, modele dhe efekte të tjera derisa të jeni të kënaqur me rezultatin tuaj - sipas dëshirave individuale.

4. Ruani draftin

Ruani modelin tuaj si PDF ose JPEG. Drafti përmban të dhënat e sakta të ngjyrave.

Shënim: Kur përdorni konfiguruesin e fasadës RÖFIX, skedat tona të të dhënave teknike, skedat e të dhënave të sigurisë dhe udhëzimet e përpunimit duhet të respektohen. Zbatohen termat dhe kushtet tona të përgjithshme