Zhvillimi & Logjisitka
Eksperienca në vite dhe kontakti i ngushtë me klientët tanë, kanë ndikuar shumë në mendimin dhe zhvillimin e RÖFIX. Risitë e shumta, përmirësimi dhe zhvillimi i produkteve të reja, i siguron klientëve tanë rezultatin e kerkuar dhe na bën ne, një partner të denjë. Kur ne furnizojmë klientët tanë, kemi vetëm një synim në vetvete:
• Korrektësia - të sjellim produktin e duhur, në sasinë e duhur, në kohën e duhur dhe në vëndin e duhur. Për të arritur korrektësine e plotë me klientët tanë, ne kemi përmirësuar logjistikën, duke e bërë atë, një nga kompetencat tona kryesore.
Cilësi & Ruajtje e vlerave
Ndërtesat janë të ekspozuara për një kohë të gjatë ndaj shumë faktorëve të jashtëm. Ato janë shpesh vepra të dorës së njeriut dhe qëndër jetese për breza me radhë. Për këtë arsye, ne kemi një përgjrgjësi të veçantë për cilësinë e produkteve RÖFIX dhe përpunimit të tyre nga partnerët tanë në ndërtim.
Në përmbushim tregun e ndërtimit me produkte natyrore, të cilat përdoren lehtë dhe ruajne vlerat e tyre për një kohë të gjatë, janë ekonomike dhe garantojnë mbrojtjen e shëndetit tuaj. Ne mbështesim klientët tanë - Investitorët, Sipërmarësit, Aplikuesit dhe Arkitektët - në përzgjedhjen dhe përdorimin e duhur të produkteve nga gama jonë e gjërë e programit.