Bazamente për fasadat

Kushtet heterogjene lokale

Padyshim, ekzistojnë shumë lloje bazamentesh, të përdorshme për suvatimin e një ndërtese. Në bazë të normave aktuale, akoma përpara aplikimit të shtresës së parë të suvasë, duhet verifikuar përshtatshmëria dhe mbajtja e bazamentit. Në ndërtesat e reja, materialet më të përdorura për muret e jashtme rrethues janë beton i armuar, muratura, beton i gazuar ose dru. Gama e gjerë e materialeve të përdorura kërkon herë pas here zgjedhjen e bazamenteve më të përshtatshëm dhe në fakt, ekzistojnë disa lloje sipas strukturës së përdorur për të realizuar murin.
 

Beton

Përpara aplikimit të suvasë, duhet pritur që bazamenti të jetë fortësuar mjaftueshëm dhe të jetë mbaruar faza e tërheqjes hidraulike. Sipërfaqa për suvatim duhet të jetë e qëndrueshme dhe e pa ndotur(si p.sh. gjurmë vaji). Më pas, përpara së të aplikoni bazën, është e rëndësishme t’i bëni një provë larjeje, rrafshimi dhe fërkimi të betonit. Gjithashtu është e këshillueshme të bëni matjen e  temperaturës dhe nëse është e nevojshme, lagështinë e sipërfaqes, që duhet trajtuar. Në fund duhet kujtuar që suvatë me bazë gipsi nuk janë të përshtatshëm të aplikohen në bazamente betoni të lehtë.
 

Muratura 

Nëse, muret e jashtme janë të realizuara me muraturë, është thelbësore të njihet lloji i gurit të përdorur, sepse në ditët e sotme gjenden një shumëllojshmëri tullash në treg. Si rregull, përpara aplikimit të suvasë muratura duhet të jetë e plotësuar dhe me fuga të mbushura, pa ndotje dhe e thatë. Zgavra të mundshme, të hapura apo, difekte sipërfaqësore duhet të mbyllen me materialin e duhur, përpara fillimit të aplikimit të bazës, duke patur kujdes edhe të hiqet në të thatë, mbetjet kimike. Është më mirë të shmanget aplikimi i shtresave me trashësi të ndryshme dhe në muret e jashtme është e këshillueshme të aplikohet në të gjithë sipërfaqen një rrafshim me rrjetë izoluese.
 

Beton i lehtë
  
Betoni me pore, i quajtur edhe i gazuar ose i ajrosur, është një material ndërtimi mineral, me cilësi termoizoluese, e përdorur për mure dhe tavane, e karakterizuar nga një përqindje e lartë me pore boshe të përfituar nga makineria. Përpara aplikimit të suvasë sigurohuni, që në sipërfaqjen me fuga të mbushura, pa ndotje dhe e thatë, të mbyllen difektet me materialin e duhur dhe të hiqen në të thatë mbetjet kimike. Nëse, në një sipërfaqe për suvatim shfaqen materiale të ndryshme në kontakt strukturor, është e nevojshme të kryhet më pas, një rrafshim me rrjetë për të parandaluar formimin e çarjeve.
 

Druri

Nëse bazamenti për suvatim është i përbërë nga materiale druri, si pllakat e lehta me fibra druri ose tulla tallashi, është e nevojshme të siguroheni që pllakat të përputhen mirë me bazamentin dhe të pritet që pllakat e lagështa, ose të ekspozuar ndaj reshjeve të jenë plotësisht të thata. Nëse struktura mbajtëse është prej murature masive, ose betoni, të pritet tharja komplete përpara fillimit të suvatimit, për të shmangur dëmet që mund të lindin më vonë. Hiqini pjesët e paqëndrueshme, ose të lirshme dhe në pjesët e jashtme bëni kujdes për nyjet e ekspozuar në shi të rrëmbyer 
 

Sistemi i termoizolimit

Për të realizuar një sistem termoizolimi, duhet përdorur gjithmonë një sistem i kompletuar, të furnizuar nga një prodhues i vetëm. Kombinimet për sistemin e izolimit termik të zhvilluara nga RÖFIX janë menduar për të plotësuar kërkesat fizike –strukturore në ndërveprimin ndërmjet sistemit të termoizolimit dhe strukturës mbajtëse të murit të jashtëm. Secili komponent i sistemit të termoizolimit paraqet cilësi optimale, si në zbatim ashtu dhe në detajet në ndërtim. Sistemi i termoizolik RÖFIX është konform me kriteret më të rrepta të rregullores ETAG 004 dhe kanë përfituar çertifikimet përkatëse. Cilësia dhe karakteristikat optimale të komponentëve janë në linjë edhe me rregulloret aplikuese kombëtare (miratimet e përdorimit, fushat e aplikimit etj.)