Veshjet minerale prej gëlqereje
Një element estetik ekologjik dhe i leverdisshëm
Prej më shumë se 100 vjetësh, veshjet minerale prej gëlqereje janë një sinonim i qëndrueshmërisë dhe bukurisë që i reziston kohës. Bëhet fjalë për veshje minerale prej gëlqereje, të një cilësie të lartë, i realizuar në fabrikë. Përbërësit e tyre- si gëlqerja e bardhë, çimentoja dhe rëra prej mermeri, të një cilësie të zgjedhur, të gjithë të përputhshëm ekologjikisht- i bëjnë unik në Europë. Janë rezistentë ndaj dritës e luhatjeve të motit dhe falë përbërjes së tyre minerale arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm të difuzionit. Përpunimi i mirë dhe raporti optimal mes cilësise dhe çmimit, e bëjnë veshjen minerale prej gëlqereje zgjidhjen më të vlerësuar dhe të leverdisshme, si për brenda dhe jashtë.
Veshjet murale pastoze
Sipërfaqe vetëpastruese me efekt perlë
Rezina siloksanike, e përdorur si lidhëse, ka një strukturë të ngjashme me rërën e kuarcit. Ështe nje material ndërtimi, modern, i përbërë nga një sipërfaqe me mikro-pore ekstremisht hidroizolues. Përveç përdorimit në ndërtimet e reja edhe industriale, veshja me bazë rezine siloksanike gjen favorizime në rritje edhe në ndërhyrjet për restaurim dhe rinovim. Për të prodhuar veshje murale dhe bojra prej rezine siloksanike përdoret rezinë me emulsion të lëngshëm, e kombinuar me disperision polimerik. Për këtë arsye, këto produkte plotësojnë në mënyrë optimale kërkesat e një veshje të jashtme të qëndrueshme dhe rezistente, si ndaj kushteve atmosferike, ashtu edhe ndaj agjentëve kimikë ( shiu acid), mekanikë dhe biologjikë ( myk ose kërpudha mikro-organike).
Struktura e re sipërfaqësore, e përfituar nga aditivë të veçantë, e kombinuar me një efekt hidroizolues të lartë, favorizon një aksion me efekt perlë dhe vetëpastrues, duke bërë që fasadat e suvatuara të qëndrojnë të pastra dhe të bukura për shumë kohë. Këto produkte përmirësojnë ngjitjen në bazament dhe reduktojnë ndjeshëm sasinë e ujit të përthithur nga veshja në tërësi.
Suva me bazë gëlqere, gëlqere/çimento ose çimento
Çimento është një lidhës hidraulik i prodhuar me klinker të çimentos Portland, këtu shtohen substanca të ndryshme të thërrmuara. Suvatë prej çimento përdoren në të gjitha rastet, kur duhen plotësuar kërkesa shumë të rrepta, për sa i përket qëndrueshmërisë, rezistencës ndaj ngricës, papërshkueshmërisë dhe rezistencës ndaj ujit, për shembull: në xokolaturën e një ndërtese apo të një sipërfaqe të ekspozuar ndaj spërkatjes me ujë.
Suvatë me bazë gëlqere/çimento kombinojnë avantazhet e gëlqeres dhe çimentos. Shtimi i llogaritur mirë i gëlqeres, përshtat me efiçensë karakteristikat e prodhurara të çimentos, si qëndrueshmëria dhe rezistenca, duke përmirësuar edhe lehtësinë në aplikim. Përdoret për muret e jashtme dhe të brendshme, sidomos për zonat me lagështirë ose pjesët e shkallës me presion të lartë mekanik.
Suva me shtresë të hollë
Suvatë me shtresë të hollë janë shumë të përshatshëm si suva mbi bazamente të sheshta, si blloqet e retifikuara, ose prej betoni me pore, me tolerancë të reduktuar në dimensione. Këto produkte kërkojnë vëmendje të veçantë të të gjithë subjekteve të përfshira, sidomos projektuesve, sepse duhen kombinuar me saktësi trashësitë e ndryshme të mureve me përbërësit e ndryshëm për t’u përfshirë, si kornizat e kapakëve të rulit, kornizat e dyerve ose elementë të tjerë, dimensionet e të cilëve varen nga trashësia e mureve. Nëse përdoret suva shtresë-hollë, gjithashtu skajet e jashtme të mureve dhe dyshemeve duhet të mbrohen gjithmonë me profile këndore.
Suvatë shtresë-hollë janë suva baze speciale, me bazë gëlqere, çimento ose gipsi, të aplikueshme dhe me një shtresë të vetme, ose si shtresë e hollë baze ose finiture. Ndryshe nga suvatë baze me një shtresë të vetme e parashikuar në rregullimet ligjore- që duhet të kenë një trashësi minimale prej 10 ose 15 mm- ,suvatë shtresë-hollë aplikohen me trashësi nga 3 deri 6 mm. Si rregull, nëse përdoret si bazë, shtresa duhet të jetë rreth 4 mm. Projektuesi duhet të ketë parasysh, që duke përdorur suva shtresë-hollë, me trashësinë e parashikuar mund te kompesohen tolerancat e rrafshimit, jo më shumë se 2 ose 3 mm. Në përgjithësi, për këtë tip suvaje baze parashikohen toleranca më të mëdha dimensionale, sesa nga ajo që lejon rregullimi ligjor DIN18022 (‘Toleranca në ndërtimin civil, tabela 1,3 rreshti 5’), sepse toleranca e rrafshimit prej 5 mm ndërmjet bazës jo të sheshtë dhe sipërfaqes së përfunduar të murit- e diktuar nga ligji – nuk mund të kompesohet me një suva shtresë-hollë.