Llojet e ndryshme të shtrimit të dyshemesë
Shtrim me bazë sulfat kalçiumi (CA-shtrim autonivelues)
Shtrimet e dyshemesë të prodhuar me sulfat kalciumi si lidhës, janë pothuajse gjithmonë shtrime të lëngshme. Përmbajnë aditivë të seleksionuar dhe hollues, të cilat bejnë që llaçi të nivelohet thuajse vet. Një shtresë dyshemeje me bazë kalçiumi kërkon shtresë të reduktuar, thahet dhe është e shkelshme në kohë të shkurtër dhe ka rezistencë ndaj presioneve dhe përkuljeve shumë herë më të lartë se shtrimi prej çimentoje. Gjithashtu, për këtë arsye, me të njëjtin presion, ky lloj shtrimi mund të vihet me trashësi më të ulët. Shtrimet e lëngshme prej sulfati kalçiumi mund të vendosen pa kufizime të veçanta në të gjitha vendet e banueshme, në veçanti, në tualetet dhe kuzhinat, madje edhe në kantina e bodrume nëse kombinohet me një barrierë të përshtatshme kundër lagështirës, mund të përhapet pa mbrojtje nga lart. Nëse është e parashikuar prezenca e ujit, për shembull: në tualetet, në mënyrë të ngjashme me çimenton, edhe ai i lëngshmi duhet të mbrohet nga lagështia duke shtuar një produkt hidroizolues. Shtrimi i lëngshëm me bazë sulfati kalçiumi nuk është i përshtatshëm në vendet me lagështirë konstante dhe ato me shkarkim në dysheme- si kuzhinat industriale, pishinat, dushet dhe lavanderitë kolektive.
Shtrimet e dyshemeve me bazë çimento.
Shtrimet, që kanë si lidhës çimenton (CT) janë përdorur shpesh në çdo lloj ndërtimi të ri. Duke qenë i pandjeshëm ndaj lagështirës, janë të përshtatshëm, si për brenda dhe jashtë. Vendoset në gjendje të lëngët ose gjysmë të lëngët, dhe përhapet me dorë, pas së cilës sipërfaqja duhet të nivelohet dhe të rrafshohet me një skaj të drejtë ose me një makinë për nivelimin.
Shtrimet prej çimento dallohen nga rezistenca e lartë ndaj ujit dhe ngricës, aftësitë e shkëlqyera në fortësim dhe aplikimin praktik universal. Proçesi i ngurtësimit të këtij shtrimi varet nga kushtet e ambjentit dhe nga cilësia e produktit të përdorur. Sa më e lartë të jetë cilësia dhe dentësia e shtrimit, më e ulet do të jetë lagështia e ekuilibrit të pranuar. Prova e lagështirës mund të bëhet më një hidrometer. Shtresat me bazë çimento janë përdorur si shtresë ngjitëse, si shtresë për të ndarë akustikën, si shtresë galexhante mbi shtresa izoluese, shtresa ngrohëse ose në pendencë. Vende të tjera të aplikimit janë dyshemetë e ambienteve të banimit, bodrumet, garazhet dhe punëtoritë.